Kuvendi nuk miraton emrat e ri të Agjencisë së Akreditimit

16.04.2018 16:44:57

Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar emrat e ri që janë propozuar nga qeveria për Këshillin Shtetëror të Cilësisë së Arsimit.

Në votim madje nuk pati as kuorum, ku votuan vetëm 48 deputetë.

Në votimin për këtë vendim nuk ka marrë pjesa Lidhja Demokratike e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Edhe pse dy herë u hodh në votim, emrat e ri të Agjensisë së Akreditimit nuk morën votat e mjaftueshme.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi në prezantimin e projektligjit tha se të gjithë emrat kanë plotësuar kushtet e nevojshme.