Kuvendi nuk miraton emrat për anëtarë të bordit të AKP-së

26.04.2018 15:36:35
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë votuar Propozim-vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e gjashtë (6) anëtarëve të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Për  këtë propozim-vendim votuan vetëm 49 deputetë, 45 për dhe 4 abstenime, raporton Ekonomia Online.

Për Projektligjin nr. 06/L-061 për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar, votuan 79 deputetë.

Pasi që nevojiten 80 vota, votimi u përsërit mirëpo prapë votuan deputetët e njëjtë. Të dy projektligjet nuk kanë vendimmarrje.