Ky është arsyetimi i 239 serbëve që marrin pagë pa punuar nga buxheti i Kosovës

21.07.2019 21:18:38

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka konstatuar se 239 zyrtarë paguhen e nuk punojnë.

Këta pjesëtarë të “Mbrojtjes Civile” patën nënshkruar kontratat për integrimin në sistemin e Kosovës.

Mirëpo qindra prej tyre nuk dalin në punë e paguhen nga buxheti i Kosovës.

Njësoj veprojnë edhe serbët e tjerë nga veriu i Kosovës që janë të punësuar në dhjetë institucione kosovare.

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka konstatuar se 239 zyrtarë paguhen e nuk punojnë.

Kronika e përgatitur nga Klan Kosova flet për serbët e veriut që janë të punësuar në institucionet kosovare.

Ata paguhen nga buxheti i Kosovës, por nuk shkojnë në punë.

Arsyetohen se po ndihen të rrezikuar nga bashkëkombësit e tyre.