Ky është Ernesti i Birrës Peja, që Shpendi e takoi ‘rastësisht’ në jaht

30.03.2017 21:29:51
Shpendi dhe Dardani, ky i fundit është në foto me të, kanë një lidhje të ngushtë, të dyshimtë, me birrën Peja dhe me Ernestin dhe Blerimin.

Komuna e Prishtines, prej kur aty është zgjedhur Shpend Ahmeti, ka bashkëpunuar më ngushtë se sa me secilin biznes tjetër, me birrën Peja, e cila është pronë e Blerim Devollit, e cila menaxhohet nga Ernesti, i cili është në foto bukur miqësore me nënkryetarin e komunës, Dardan Sejdiu.

Birra, reklama e saj, tash gjendet në secilën hapësire të mundshme të komunës së Prishtinës.

Kjo pije ka financuar shumicën e ngjarjeve të medha, të organizuara nga Komuna e Prishtinës.

Një prej tyre ishte kampionati evropian i futbollit, pastaj edhe koncerti i Dua Lipës.

Mirëpo, nuk është vetëm birra Peja, ajo që e lidh Shpendin dhe Dardanin, me Ernestin dhe Blerimin…