Ky është i riu nga Gjilani që vdiq në aksident me motoçikletë

10.04.2020 14:57:13

Një i ri nga Gjilani ka vdekur sot në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 12:00.

Debatik Huruglica ka ndërruar jetë pas plagëve të marra nga aksidenti ku ai  ishte i përfshirë me motoçikletë.

Identitetin e viktimës e ka bërë të ditur nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Ismajlit në Facebook:

I trishtë lajmi për vdekjen e parakohshme në aksident motorristik të Debatik Dritëro Huruglica. Një lajm i tmerrshëm dhe fatkeq, qe sikurse shkreptima e natës kur vjen, prishi qetesinë e familjes Huruglica, miqve, atyre qe e kanë njohur dhe të gjithë qytetarëve! Një humbje jashtëzakonisht e rëndë për familjen, miqtë, shoqërinë dhe për të gjithë qytetin tonë!

Lutjet shkojnë për shpirtin e Tikit që të prehet në paqe dhe për familjen që Zoti t’i japi forcë në momentin më të vështirë të jetës së tyre!