Ky është kosovari që mund të jetë pjesë e qeverisë Rama2

26.07.2017 17:37:05

Roland Sylejmani, që njihet si pjesëtar i shoqërisë civile në Kosovë, sipas burimeve të KosovaPressit ka marrë një propozim nga Edi Rama për përfshirje në qeverinë e ardhshme të Shqipërisë.

Sipas burimeve Sylejmani do të jetë pjesë e Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë.

I kontaktuar nga KosovaPress, Roland Sylejmani ka thënë se nuk mund të flas lidhur me këtë çështje, por që nuk e ka mohuar e as nuk e ka pohuar.

“Nuk mund të të them kurrgjë e lëmë në këtë nivel të informacionit, nuk po dëshiroj ndoshta me të konfirmua kurrgjë në lidhje me këtë çështje, kështu që nëse ka diçka ma të sigurt mundem të të tregoj. Kur të kthehem nesër në Prishtinë, nëse ka diçka konkrete të lajmëroj”, tha ai derisa ishte nisur për në Tiranë.

Për më tepër Rolandi në këtë kohë është duke udhëtuar drejt Shqipërisë, por që ai i tha KosovaPressit se po udhëton për qejf drejt Shqipërisë.