Ky është moti për sot

25.09.2016 13:15:28

Mot me diell dhe kryesisht i qetë do të mbajë sot në gjithë Kosovën.
Sipas Institutit Hideomteroelogjik të Kosovës, mëngjesi ishte relativisht i ftohtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

Amplitudat në fushat barike do të shënojnë ngritje duke e mbajtur këtë gjendje stabile të motit. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Në bazë të ecurive sinoptike mot kryesisht i ngjashëm do të na shoqërojë deri në fund të këtij muaji, me temperatura kryesisht të ngjashme.