Ky është parashikimi i motit për vitin e ri

30.12.2016 14:09:42

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara do ta karakterizoj vendin për këto dy ditë të vikendit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të  Kosovës,  temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3 gradë celsius.

Të dielën për shkak të ndryshimeve në amplitudat termike ka mundësi që vende-vende të ketë mjegull të dendur e cila do ta zvogëloj dukshmërinë horizontale.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe më pas nga jugperendimi me shpejtesi 1-4m/s.