Ky është personi tjetër që u vra dje në Prishtinë, varroset nesër

06.09.2019 15:14:16

Dy të vdekur e tre të plagosur ishte bilanci tragjik i ngjarjes së djeshme në Prishtinë pas gjuajtjes me armë në “Lagjen e Spitalit”.

Mefail Rafuna është njëri nga personat që nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra nga arma e zjarrit, shkruan lajmi.net.

Ai vdiq mbrëmë në QKUK në Prishtinë.

Varrimi i tij do të bëhet nesër, në ora 13:00, në varrezat e qytetit në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.

Lajmin për varrimin e tij e kanë bërë të ditur familjarë të tij në rrjete sociale.

“Ju njoftojme se varrimi i më të dashurit tonë, axhës, vëllait Mefail Rafunës, bëhet nesër (e shtunë) në orën 13, në varrezat e qytetit në Prishtinë”, kanë shkruar familjarë të tij në Facebook.