Ky është profili i ‘zonjës së hekurt’ Angela Merkel

24.09.2017 21:19:23

Angela Merkel konsiderohet si njëra ndër udhëheqëset më të njohura.

Angela Dorothea Kasner ka lindur me 17 korrik 1954 në Hamburg të Gjermanisë Perëndimore. Studimet i ka kryer në Universitetin e Lajpcigut nga viti 1973 deri në 1978.

Pak para përfundimit të studimeve në Universitet, Merkel dëshironte të bëhej asistente e një profesori në një shkollë inxhinierike. Si kusht për të marrë pozitën, kancelares Merkel i ishte kërkuar që të pranonte të raportonte për kolegët e saj tek policia sekrete e Gjermanisë Demokratike. Merkel nuk kishte pranuar, duke përdorur arsyetimin se nuk mund të mbante fshehtësitë për të qenë një spiune e denjë, transmeton Klan Kosova.

Angela Merkel është njëra ndër udhëheqëset më të njohura dhe më të fuqishme të këtij shekulli – kancelare e Gjermanisë që nga viti 2005.

 

Pushteti i saj është rritur gjatë krizës ekonomike në Evropë.  Por për kritikët , Merkel përfaqëson stabilitetin e një bote të paqëndrueshme dhe  të luhatur politikisht dhe ekonomikisht.

Përkrahësit dhe adhuruesit e saj e kanë shpallur kancelaren Merkel mbrojtësen e fundit të vlerave demokratike perëndimore. Por, derisa ajo nderohet nga shumë ajo edhe është fyer dhe kërcënuar për qëndrimet e saja të pa kompromis – rreth borxhitt të Greqisë, çështjes së refugjatëve dhe mjedisit.