Ky është talenti shqiptar i Dortmundit që dëshiron të luaj për Kosovën

22.11.2019 00:47:07

ilind Hetemi është produkt i akademisë së Borussia Dortmundit.

Futbollisti shqiptar që ka edhe nënshtetësi gjermane luan si mesfushor qendror në grupmoshën U19 te ekipi gjerman.

Hetemi ka kontratë valide me Dortmundin deri në verën e vitit 2021.

Familja e tij është me prejardhje nga Kosova por 17 vjeçari ka lindur në Gjermani.

Në profilin e tij në Instagram, Hetemi tregon ‘dashuri’ për Kosovën.

Ky është një mesazh për zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës për ta shtuar interesimin në Hetemin.