Ky është versioni unplugged i himnit të Kosovës, përformuar nga i riu, Ben Bedynaj

15.02.2018 20:40:40

Një djalë i ri që është lindur dhe rritur në Amerikë, ka bërë një version interesant të himnit të Kosovës. Ai me plis mbi kokë, me flamurin e Kosovës, prapa shpinës dhe me gitarë ka performuar himnin  e Kosovë.

Në video, e cila është shpërndarë nga faqja në Facebook @kosova10Official, Beni në fund përshëndet të gjithë shqiptarët, për nder të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës me “happy independence”.

Ky është postimi i plotë në @kosova10Official:

Ky është Ben Berdynaj. I lindur dhe rritur në Amerikë, ai nuk harron sakrificën e familjes dhe popullit të tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ky është intonimi i himnit të Kosovës nga Beni në versionin unplugged.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKosova10Official%2Fvideos%2F2025795317663599%2F&show_text=0&width=560