Ky ishte i riu që humbi jetën në aksidentin në ‘Vodno’

30.08.2016 13:01:08

Mbrëmë vonë rreth orës 23 e 15 minuta ka ndërruar jetë 22 vjeçari i cili me një motoçikletë ka goditur mburojat e rrugës për në Shkup nga vendi i quajtur Vodno. Bëhet fjalë për personin K.D (22 vjeç) nga Shkupi.

I riu ka humbur kontrollin mbi motoçikletën e tij ”Suzuki 750” dhe ka goditur mburojat e hekurit anës rrugës ku ka pësuar lëndime të rënda.

Veturat e ndihmës së shpejtë shumë shpejt kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe e kanë dërguar të riun në klinikën ”Nënë Tereza” ku mjekët veçse kanë konstatuar vdekjen.

Pasi vendimit të gjykatësit hetues, trupi i të riut 22 vjeçar u dorëzuar për obduksion në Institutin për Mjekësi Ligjore në Shku.