Ky ishte misioni i gazetarëve rusë të arrestuar në Kosovë! (Foto)

16.09.2016 13:48:05

Në orët e pasdites së djeshme, Policia e Kosovës ka arrestuar në Hoçë të Madhe dy gazetarë nga Rusia, Oksana Sazonova dhe Sergej Belous, të cilët ishin nën shoqërimin e ish-kryetarit të komunës së Shtërpcës, Zvonko Mihajlloviq.

Arrestimin e tyre e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai i ka thënë KosovaPress-it se dje rreth orës 18:30, në Rahovec, nga Policia e Kosovës janë ndaluar për verifikim dy shtetas të huaj, të cilët dyshohen se kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale.

“Autoritetet e Policisë Kufitare të Republikës së Kosovës janë duke trajtuar rastin, përderisa personat e ndaluar janë duke u mbajtur në qendrën për të huaj deri në vendimin e ardhshëm apo largimin e tyre nga Kosova. Të gjitha vendimet e mëtejmë do të ndërmerren konform ligjeve të aplikueshme në fuqi”, ka thënë ai.

Indeksonline mëson se Oksana Sazonova dhe Sergej Belous ka disa ditë që janë futur ilegalisht në territorin e Kosovës.

Dy gazetarët, mision nga Rusia kishin që të merreshin me çështjet e Ballkanit si dhe hapësirë të veçantë t’i jepet Republikës së Kosovës.

Së fundmi, ata ishin në Komunën e Shtërpcës ku edhe kanë ndjekur së afërmi mësimet që zhvillojnë minoriteti serbë në Kosovë.

Ata kanë raportuar për gjuhen ruse që mësohet nga klasat e 6-ta në fshatin Gotovusha të Shtërpcës.

Ndryshe, siç shkruan Indeksonline, Belous në Kosovë ishte edhe para 4 vitesh, respektivisht me 11 mars të vitit 2012.

Ai ka qëndruar për disa ditë në veri të Mitrovicës ku edhe ka raportuar për gjendjen e serbëve në atë pjesë.

Oksana Sazonova

Sergej Belous