Ky pritet të jetë moti për nesër në Kosovë

15.12.2018 23:43:02

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje bore.
Sipas njoftimit temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 1 gradë celsius, raporton lajmi.net.

Gjithashtu do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje bore. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s”, njofton IHMK.