Kylian Mbappe në “radarët” e Real Madrid

05.05.2017 16:49:37
Monaco's French forward Kylian Mbappe Lottin celebrates after scoring a goal during the French L1 football match Monaco (ASM) vs Troyes (ESTAC) on February 20, 2016 at the "Louis II Stadium" in Monaco. AFP PHOTO / VALERY HACHE / AFP / VALERY HACHE (Photo credit should read VALERY HACHE/AFP/Getty Images)

Objektivi i radhës për Realin e Madridit është Kylian Mbappe. Falë paraqitjeve të tij, sulmuesi i Monacos ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha europiane, sic janë Man.United, PSG  dhe padiskutim jashtë kësaj gare nuk mund të qëndronte ekipi i Zinedine Zidane, i cili e ka kthyer në objektivin numër një transferimin e Mbappe në Santiago Bernabeu. Reali i Madridit nuk ka ndërmend të presë gjatë në realizimin e dëshirës, pasi rivaliteti është i madh dhe nisur nga kjo ata  kanë nisur bisedimet për të bindur lojtarin dhe menaxherin e tij. “Los Blancos” duket se janë më të favorizuarit nga kjo garë dhe  një nga arsyet është se timonieri i anijes merenges është tekniku francez Zidane, bashkëkombas i 18-vjecarit, i cili e ka kërkuar edhe më herët Mbappe, kur ai ishte ende një talent pak i njohur.

Një arsye tjetër është se Reali është e vetmja skuadër që ka shfaqur interes konkret. Përgjatë gjithë këtij sezoni drejtuesit madrilen janë treguar shumë të vëmëndshëm në takimet që ka zhvilluar Monaco, pasi në radhët e skuadrës ka edhe element të tjerë cilësorë, sic janë Bernardo Silva, Lemar dhe Mendy, por ai që ka spikatur më shumë është Kylian Mbappe, i cili edhe pse në një moshe fare të re, në fushën e lojës tregon se është një futbollistë i maturuar. I shpejtë, teknik, golashënues, driblues dhe i fortë fizikisht, të gjitha këto element e bëjnë Mbappe një sulmues kalibri.   Ende nuk mund të flitet për shifra konkrete që do të ofrohen në transferimin e 18-vjecarit, por një gjë është e sigurt shuma do të jetë e konsiderushme dhe kur vjen fjala tek shpenzimet e mëdha në merkato Reali i Madridit shpesh ka treguar që nuk kursehet.