Labinot Tahiri fton qytetarët në protestë

02.09.2018 17:25:59
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka njoftuar se nesër me datë 3 shtator do të organizojë protestë për asfaltimin e rrugës Bablak, Lubovc, Tërrën e më tutje.

Tahiri fton qytetarët e Ferizajit që të mblidhen në magjistralen Babush- Ferizaj. Sipas tij asfaltimi i kësaj rruge është premtuar pëtr 18 vjet radhazi nga qeveritë por nuk është realizuar.

“Nuk kam se si t’a kjartesojë ndryshe më këtë kërkesë të banorëve. Pa anime politike, për demokraci të gjithë në rrugë vetëm e vetëm që ta kuptojnë të gjithë se për interesa qytetare jemi të gjithë UNIK. Unë nuk jam as qyqarë e as njeri që vrapoj pas meritav, unë vrapoj me vepra për qytetarët tanë që gjithmonë i kanë meritat.”, ka shkruar ai në Facebook.

Siç ka bërë të ditur Tahiri, protesta do të mbahet nesër në ora 12:00.