Labinot Tahiri i thotë Liburn Aliut: Dil edhe ti dorëzo pasaportat

19.01.2019 14:53:13

Deputetin e AKR-së, Labinot Tahiri e ka zemëruar deklarata e deputetit i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, i cili duke reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë se “mashtrimi i Kryeministrit me pretendimin se ka kërkuar zvogëlim të pagës së tij, është më skandaloz se mashtrimi i Labit me pasaportë”.

Ndaj kësaj deklarate të deputetit Liburn Aliu, ka reaguar deputeti Tahiri, duke thënë se  “Liburn Aliu, deputeti i parë që ka reagua për mua , e paska quajtur mashtrim punën e pasaportave të mia!”

Postimi i plotë i Tahirit:

“Liburn Aliu, deputeti i parë që ka reagua për mua , e paska quajtur maashtrim punën e pasaportave të mia!

Të them të drejtën nuk e di që vetëm njeherë kam mashtruar një fëmijë, të rinjët apo të moshuarit, në cilen do rrugë që isha , edhe sot ku jam.

Liburn, unë politik me qytetarin nuk di të bëj, por shpresë di të jap!

Nëse paskam mashtruar dikend në këtë vend, dil pra edhe ti dhuroi pasaportat , dhe jem nërregull pastaj për mashtrimin!

Qudi është me këtë vend, por po vazhdoj të eci me mendjen time ashtu si e do vullneti im për vendin dhe qytetarët e mi.

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”(sic.), ka shkruar Tahiri.