Labinot Tahiri: Ma merrë mendja që vendi ynë, sërish do të shkoi në zgjedhje të reja

05.01.2018 14:25:54

Sipas tij zgjedhjet e 11 qershorit shkuan keq Deputeti i AKR-së Labinot Tahiri në një profilin e tij zyrtar “Facebook” ka paralajmëruar zgjedhje të reja. “Ma merrë mendja që vendi ynë, sërish do të shkoi në zgjedhje të reja”, tha Tahiri. Sipas deputetit të AKR-së, Labinot Tahirit zgjedhjet nacionale shkuan keq dhe siç thotë ai vendi hyri në një rrugë pa krye. Labinot Tahiri përmendi disa nga arsyet që sipas tij mund ta çojnë vendin në zgjedhje të reja: “-Pas këtyre pa k’naqesive të cilat janë aktuale këto ditë gjatë vitit të ri! -Pas këtyre ngjarjeve që po ndodhin në VetëVendosje! -Pas asaj që shohim edhe në koalicionin PAN- AKR, të cilët në shumë pika nuk po mirren vesh, e sidomos rreth ” Demarkacionit”. apo në disa ngjarje të cilat janë shumê të rendesisshme për vendin! Pas gjithë këtyre kritikave serioze të ndërkombëtarêve drejtuar elites politike dhe Kosoves! -Pas asaj që LDK-ja po rri e heshtur duke shikuar se kush nga cila parti po shkatërrohet, mendoj se nuk do e pranojnë fort të lehtë qytetarët tanë ndonje mashtrim të radhes, ata duan ato qu ju tham në zgjedhje”, ka shkruar Tahiri. Megjithatë, deputeti Tahiri tha se duhet  të reagojnë dhe të veprojnë për ato premtime që ua kanë dhënë qytetarëve. “Qytetarët kanë duruar shumë dhe, çfardo veprimi që ne e bejmë në Kuvendin tonë, apo në Qeveri, ata po na shikojnë me vemëndje për faktin, që nesër të na ndeshkojnë me Votë, edhe me “PROTESTA”vetë popullore, pa u cilësuar si, “PROTESTA”të ndonjë partie partiake. Nesër ne jemi fajtorë, jo populli”, shtoi ai. Sipas Tahirit banorëve të Kosovës, u ka humbur totalisht besimi në vendin e tyre. “Mendoj se duhet të kemi më shumë KUJDES, unë si fillestarë në parlament, e ju që jeni veteranë të politikës”, përfundoi Tahiri.