Labinot Tahiri: Nëse Lista Serbe e voton demarkacionin, unë nuk do ta votoj

20.03.2018 18:45:03

Deputeti i Aleancës për Kosovë të Re (AKR), Labinot Tahiri ka theksuar se nëse Lista Serbe e voton demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi, ai nuk do ta votojë atë.

Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk duhet të varen nga votat e Listës Serbe.

Ndryshe, sot po mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës për Marrëveshjen e Demarkacionit, në të cilën po mungojnë deputetët e Listës Serbe.

Qëndrimin kundër Marrëveshjes së Demarkacioni, e kanë shprehur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe atë të Grupit të Deputetëve të Pavarur (GDP).

Në seancë është duke munguar edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramiz Kelmendi, i cili është duke marrë trajtimin mjekësor jashtë Kosovës.