Labinot Tahiri, pas dorëzimit të pasaportave, thërret protestë për mos heqjen e regjimit të vizave

09.01.2019 19:54:37

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, i cili ditë më parë ka dorëzuar në organet përkatëse pasaportat e tij me viza të SHBA dhe Gjermanisë, në shenjë revolte që Kosovës nuk i është dhënë liberalizimi i vizave, u ka bërë thirrje qytetarëve që nesër t’i përgjigjen ftesës për një protestë në Prishtinë për shkak të mos heqjes së regjimit të vizave.

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e protestës së organizuar nga studentët e UP-së së bashku me djalin e tij Elton Labinot Tahiri.

Postimi i plotë i Tahirit:

“Nesër në Prishtinë para Biblotekes Kombëtare ora 12:00 

Nuk ka fort rëndesi sa dalim në protesta. Rëndēsi ka për me i respektua të drejtat dhe kërkesat e qytetarit dhe të studentëve.

Pra, unë si deputet nesër përskej studentëve do jem me djalin tim Elton Labinot Tahiri. Le të mesohet dhe ai për ti kêrkuar të drejtat e ti si i ri!

Evropën nuk e gjuajmë me gurë se jemi Shqiptarë e nuk jemi popull barbar e jo mirnjohës, por do të dalim rrugëve e vendeve që të themi pse PA VIZA! Çka duhet tash si DEPUTETTTTTTT TË VOTOJ PËR VIZAT, SIGURISHT QË MË NUK DO VOTOJ POR DO KËRKOJ PËR VIZAT E POPULLIT TIM.

Sa të jem aty ku jam, do jem përgjegjës! E në qoftëse nuk jam më deputet, i kthehem ja muzikes mirë ja prap i ruaj lopët se ka knaqesi edhe lopën me ruajt si shumë politikan që i kanë ruajtur. E ata që si kanë ruajtur të pakten qumshtin( tamlin e tyre e kanë pirë)

Hajde diten e mirë shihem nëser vllezer e motra. 
Labinot Tahiri , Ferizaj Kosovë e Shqipërisë” (sic.), ka shkruar Tahiri.Lexo po ashtu:

Ndryshe, nesër në Prishtinë do të mbahet protestë në shenje pakënaqësie ndaj mos liberalizimit të vizave,  para Bibliotekës Kombëtare, në ora 12:00. Protesta organizohet nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës.