Lajm i keq për mërgimtarët që kalojnë nëpër Serbi

29.07.2019 09:28:51

Serbia ka marrë një vendim që do t’i prekë edhe mërgimtarët që kalojnë nga autostradat e saj për të hyrë në Kosovë.

Serbia ka vendosur të rrisë për 12 për qind çmimin për kalim në secilën autostradë të saj, raporton “Tanjug”.

Rritja e çmimit për tarifat u përcaktua nga ndryshimet në Ligjin mbi Tarifat për Përdorimin e Mallrave Publike, e cila u miratua para pak javësh në parlamentin serb.

Varësisht nga kategoria e automjeteve, do të sillet edhe çmimi.

Nga ky vendim do të preket edhe diaspora e Kosovës që shfrytëzojnë autostradat në Serbi për të hyrë në Kosovë.