Lajm i mirë për minatorët e Zletovës dhe Toranicës, do t’i marrin rrogat e mbetura

04.08.2016 12:31:23

Pas shumë pritjesh, minatorët e xeheroreve të Zletovës dhe Toranicës këto ditë do t’i marrin tre rrogat e tyre, të cilat nuk i kishin marrë gjatë periudhës së menaxhimit të kompanisë ”Indominerals”.

Janë rreth 1000 xehetarë të Probishtipit dhe Kriva Pallankës, të cilët presin me padurim marrjen e këtyre rrogave dhe fillimin me punë, pas marrjes së minierave nga gjigandi bullgar ”Minstroj”.

Pritet që në këtë muaj të fillojë procesi i prodhimit në xeheroren e Zletovës, e pastaj në atë të Toranicës.