Lajme Blitz

27.04.2017 10:10:45

John Terry do të vijojë të luajë në futbollin profesionist dhe me shumë gjasa do ta bëj në Kinë. Kapiteni legjendar i chelseat njoftoi largimin në fund të sezonit por refuzon të tërhiqet dhe pas shumë ofertave ka vendosur të zgjedhë emigrimin në Azi. Eshtë Gus Poyet, trajneri aktual i Shanghai Shenhua ai i cili zbulon se 36-vjeçari ka zgjedhur SuperLigën kineze për të vazhduar karrierën dhe pikërisht ekipin që ai drejton por për këtë të fundit ai refuzoi ta pranojë për momentin.

Sandro Ramirez është një nga lojtarët deçizivë që ndihmoi Malagën të mbijetojë këtë sezon në La Liga. Në 22 ndeshje ai ka shënuar 12 gola shumë të rëndësishëm dhe që në sezonin e parë ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha. Sulmuesi që u mor me parametër zero nga akademia e Barcelonës ka një klauzolë largimi 6 mln Euro dhe për të janë vënë në ndjekje Sevilla, Valencia, Liverpool por 21-vjeçari deklaroi se dëshiron ta mbyllë sa më mirë këtë sezon dhe më pas do të vendosë.

 

Në momentin më deçiziv për fatet e mbijetesës, Crystal Palace humbet shërbimet e Mamadou Sakho. Mbrojtësi i huazuar nga Liverpooli në merkaton e Janarit pësoi një dëmtim në gju në pjesën e dytë të sfidës ndaj Tottenham dhe lajmet nga infermieria nuk janë aspak pozitive. Sipas mjekëve të klubit, mbrojtësi francez ka pësuar një dëmtim të ligamentit dhe nuk do të luajë më këtë sezon duke mbyllur kështu aventurën me Crystal Palace teksa do të rikthehehet te Liverpooli.

Theo Hernandez është shndërruar në një mollë sherri në merkato mes Atletico Madridit, Real MAdridit dhe Barcelonës. Lojtari i huazuar te Alaves dhe në pronësinë e “los colchoneros” pritet të kalojë te katalanasit pasi drejtuesit klubit nuk dëshirojnë ta shikojnë me fanellën e Real Madridit. Barcelona do të paguajë klauzolën 24 mln euro tëmbrojtësit dhe për të kënaqur drejtuesit e Atleticos është gati të huazojë për një sezon Jordi Albën te ekipi i Simeones.