Lajme blitz nga futbolli

25.09.2017 11:31:44

Zënka e Neymar dhe Edinson Cavani-t për gjuajtjen e penalltisë, vazhdon të jetë një temë e “nxehtë” në Francë. Kësaj radhe është gazeta “El Pais” ajo që zbulon një fakt interesant, sipas të cilës uruguaianit, i është ofruar 1 mln Euro bonus për t’ia lënë gjuajtjen e 11 metrave lojtarit brazilian. Por, sipas kësaj të përditshme, Cavani e ka refuzuar menjëherë këtë ofertë.

4 vite pas largimit nga Paris Saint-Germain, Carlo Ancelotti e pranon se është penduar për mënyrën se si shkoi gjithçka, teksa zbulon se dhe marrëdhenia e tij me presidentin Nasser Al-Khelaifi ndryshoi. Trajneri italian pohon se pati disa probleme të volga pasi ai dëshironte largimin, ndërsa klubi francez jo dhe për këtë arsye dhe raporti me Al-Khelaifi u ndërlikua. Megjithatë 58-vjeçari thekson se tashmë gjithçka është hedhur pas pasi koha shëron çdo gjë.

Te Juventus-i duket se e dinë se cili do të jetë pasuesi i Gigi Buffon. Prej kohësh përflitet për një interes ndaj portierit të Atletico Madrid, Jan Oblak, por klubi bardhezi nuk mendon të paguajë 100 milionë Euro, aq sa është klauzola e 24-vjeçarit. Kështu plani të çon te Wojciech Szczesny, që u mor nga Arsenali në muajin Gusht, me polakun që duket se i përshtatet ambicjeve të “Zonjës së Vjetër”.

Siç raporton “Sunday Mirror”, trajneri i Everton, Ronald Koeman është në kërkim të përforcimeve në repartin e avancuar. Emri i parë në listën e teknikut holandez është ai i sulmuesit të Arsenal-it, Olivier Giroud. Francezi sezonin e ri do të jetë në sezonin e fundit të kontratës me “Topçinjtë” dhe për këtë arsye te Everton shpresojnë të përfitojnë nga ky fakt.