Lajmërohet Ramush Haradinaj: Do të takohemi shpejt në Kosovë

06.01.2017 12:58:01

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se rrugën e shtetit të Kosovës nuk do të mund ta ndalë askush.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar “nuk i kemi rënë në qafë askujt dhe nuk do të lejojmë të na bjerë në qafë askush”.

“Do të takohemi shpejt në Kosovë”, ka përfunduar ai.

Lexoni postimin e plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Është për keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviqit, ndërsa plot shtete të tjera siç janë Gjermania, Austria e të tjerë, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi dhe nuk i zbatojnë “poternicat” e tyre.

Ne si popull e si individë, nuk jemi trembur nga tanket e Millosheviqit e lere më nga fletarrestet e tij.

Kam një porosi për miqtë e Serbisë, brenda dhe jashtë Kosovës, „Rrugën e shtetit të Kosovës, nuk do të mund ta ndalë askush“.

Nuk i kemi rënë në qafë askujt dhe nuk do të lejojmë të na bjerë në qafë askush!

Do të takohemi shpejt në Kosovë!

Juaji Ramush Haradinaj