Lajmi i dasmës mbretërore ka pushtuar mediat britanike, sakrificat për të parë nga afër dasmën të shumta

19.05.2018 12:41:55

Mijëra persona kanë preferuar që të jenë pranë kësaj ceremonie dhe kanë shkuar në Berkshire që në orët e para të mëngjesit. Disa të tjerë kanë ngritur tendat që mbrëmjen e kaluar aty, duke fjetur në të ftohtë vetëm e vetëm për të qenë dëshmitarë të këtij evenimenti.

Mediat britanike shkruajnë se gatishmëria është e lartë mes policisë, ushtrisë dhe shërbimeve të fshehta për të parandaluar sulme të mundshme gjatë ditës së madhe të Harry dhe Meghan.