Lak(MANIA)mia e ca “pedagogëve” universitar, pengesë për reforma në arsim

07.03.2018 19:35:01

Nga: Fadil Maloku

1. Lakmia për të “pushtuar” majat dhe privilegjet që i ofroj pushteti i transicionit kosovar… ka rezultuar me ďo pasoja kogja negative, që jemi duke i përjetuar edhe si vend edhe si model shtetndërtimi.

2. Model ky, i cili në vend që të bëjë një seleksionim pozitiv të nevojave afatgjata të leverdisë nga koherenca zhvillimore dhe ajo emancipuese, me vendet dhe shtetet tjera që kishin probleme identike, është marrë me hiperproduksionin e elitave “shkencore” dhe sosh “akademike”;

3. Model ky, që përgjatë këtyre dy dekadave, në vazhdimësi e pati si imperativ “pushtimin” e magjisë së “fuqisë politike” (që siç thotë Maks Weber, në ndërdije e urdhëron vetveten të pushtohet nga mania e të poseduarit dhe të kontrolluarit të çdo gjëje?!) për të qeverisur turmën. Por, jo, edhe për të prodhuar cilësi edukativo arsimore në faza afatgjata për Republikën e Kosovës. S’ këndejmi, lak(mania)mia pēr pushtet bëhet një pengesë serioze për reforma në arsim.