Lakuriqët mbuluan qiellin e një qyteti në Australi, i pamundësojnë uljen një...

Lakuriqët mbuluan qiellin e një qyteti në Australi, i pamundësojnë uljen një helikopteri

25.01.2020 11:23:25

Qyteti Ingham që ndodhet në Queensland të Australisë, është mbuluar nga një numër enorm i lakuriqëve, që besohet se janë grumbulluar më shumë se 300 mijë.

Ramon Jayo është kryetari i qytetit, që ka kërkuar të bëhen intervenime të menjëhershëm në zhdukjen e këtij fenomeni, ndërsa shtoi se mund ta shpallë edhe gjendjen e jashtëzakonshme.

“Kanë mbuluar zonat kryesore dhe më të ndjeshme si spitalet, shkollat dhe kopshtet e fëmijëve. Si pasojë e tyre, mund të kemi humbje shumë të mëdha”, ka thënë Jayo.

Në pamjet e shpërndara, shihet një helikopter që bën manovra në qiell, por i pamundësohet ulja për të kryer ndihmë emergjente, si pasojë e lakuriqëve të shumtë.

Gjendje e njëjtë është edhe pranë aeroporteve, duke shkaktuar vonesa në ngritjen e aeroplanëve apo aterrimin e tyre.

Shumë prindër kanë kërkuar që fëmijët e tyre të mos shkojnë përkohësisht në shkollë, nga frika se mund të bien në kontakt me këto gjallesa.

Sipas ekspertëve, lakuriqët mund të përhapin disa sëmundje, por mundësia e përhapjes së tyre është shumë i rrallë.

Mësohet se i nxehti i javës së kaluar, i ka mbytur një numër të madh lakuriqësh, por megjithatë numri i tyre vazhdon të jetë i madhe dhe do të qëndrojnë në zona të populluara me njerëz për afro tre muaj, derisa migrojnë në vise tjera.