Lamtumira e fundit, homazhe për nder të shkrimtarit Dritëror Agolli

05.02.2017 11:42:21

 

Me qindra qytetarë e intelektualë, miq e familjarë,  kanë shkuar paraditen e sotme pranë Pallatit të Kongreseve në Tiranë për ti dhënë lamutimrën e fundit  shkrimtarit të madh Dritëro Agolli. Ceremonia mortore ka nisur rreth orës 10:30 dhe do të vazhdojnë deri në orën 13:00. Dritëro  Agolli u nda nga jeta më 3 shkurt 2017, në moshën 85-vjeçare dhe se prej vitesh luftonte me problemet kronike të mushkërive.

Disa ditë më parë ai është shtruar me urgjencë në sanatoriumin e Tiranës për shkak të një komplikacioni që ka pasur në rrugët e frymëmarrjes. Mësohet se shkrimtari e ka refuzuar shtrimin në spital, pavarësisht gjendjes.

Pas muajve të ngarkuar nga sëmundja, Dritëro Agolli një nga emrat më të njohur të letrave shqipe mbylli sytë sot përgjithmonë në shtëpinë e tij në moshën 86-vjeçare. Ikja e tij është një humbje për letërsinë dhe mendimin shqip. Një nga personalitetet më të rralla që ka pasur vendi në këtë gjysmë shekulli, Agolli ka qenë i angazhuar jo vetëm në letërsi, por edhe politikë me angazhime jo vetëm përmes fjalës.