Lamtumirë Atdhe i dashun, po të lë me zemër plasun

14.08.2018 12:33:58

Shkruan: Sinan Kastrati

Kështu do të shkruante poeti Havzi Nela “në momentin kur po kalonte kufirin nxjerr lapsin dhe një copë letër ku në të shkruan “Lamtumirë Atdhe i dashun, po të lë me zemër plasun”. Këtë letër ai e vendos në degën e një lajthie, letër të cilën më vonë e gjejnë dhe e dorëzojnë ushtarët roje të kufirit. Dhe kështu do të thoshte një nga njohesit e Havzi Nelës, pas 30 vjetëve, Azem Parllaku.

Ngjashëm, si në Shqipëri ishte edhe në Kosovë, hiç më mirë. Edhe këtu vritej fjala e lirë e njerëzëve të dishëm. Kishte pakë ndryshime në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Deri sa në Shqipëri poetët i varnin në sheshe të qytetit, për fjalën e lirë, në Kosovë i pushkatonin natën dhe deri në vorr i përcillnin me muzikë.

Sot ishte hera e parë, pas “pushimeve” verorre që u zgjova para orës 4 të mëngjesit. E hapa komjuterin dhe pash se kisha shumë letra që më kishin ardhur e nuk i kisha lexua asnjë, as sa për be. Kisha edhe “mesazhe” kërcnimi e letra falenderimi në E-mail, në mesengjer e në telefonin viber, që gjithashtu, as që e kisha hapur.

Një miku im nga Amerika më shkruante: “Sinan miku. Kohëve të fundit të ka rënë intensiteti i shkrimeve. Nuk mi sjellë më as shkrimet tua në messenger. Mos ka ndodhë diçka më ty. Veq u bana merak. Të fala! (B. M.)
Iu gjegja shkurt: Nuk jam mirë me shëndet. Dhe menjëherë ma shkruajti letrë tjetër
“Sinan më bane merak më shëndetin T’uaj. E lus Zotin që të bëhesh shëndosh e mirë. Popullit i duhen shkrimet e tua brilante. Të përshëndes!” .

Mendova dhe thash me vehte: -A thua me të vërtetë shkrimet e mia i duhen popullit?
Dhe pa një pa dy brofa. E gjuajta jorganin në një anë dhe fillova të behem gati e të shkruaj. Thash “gjumin me kân i mirë ja kish pa hajrin lepuri”. Por, kur e hapa kompjuterin, më shkruante (suedisht) se bateri ka edhe 12 minuta e kabllon nuk mund ta gjeja.
Eh e zezë ditë po çka po ndodh me mua?
Më në fund e gjeta dhe e hapa kompjuterin, por dëshira për të shkruajtur më kishte humbur.
Fillova të lexoj pa dashje disa letra e shkrime të mëhershme por prap, as ato nuk më ndihmonim.

Atherë vendosa: O do shkruaj o do ta hudh edhe komjuterin … me gjithë letrat e tiranses e turjakasit, që gjithashtu nuk i kisha lexua krejt

Lexova disa meditime të disa analistëve e analisteve por edhe ato nuk më qonin ujë në mulli.

Po pse vallë mu kujtua regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe ai socialist i J. B. Titos dhe Hashim Thaçi?

Ndoshta pse dy të parët, Enveri e Tito ishin kryetarë të dy shtetve e ky, i treti, Hashimi, kryetar cilit shtet është?
Nuk ka dyshim se Tito ishte rrenci më i madh e Enveri ishte kryetari i shtetit më varfër në botë e me propagandën më të fuqishme në mbrojtje të “partisë komuniste”.

Po Hashimi? Lum Drenica e lum Kosova. Linda Morina ka me ia këndua shpejt edhe një këngë, jo në “Kulm”, por në “Vig”.

Të tretë ishin kryetarë, do shkruante dikush pas një 1 viti.

Fillova të shfletoj shtypin tonë për situatën e tashme politike që e kemi në Kosovë. “Shqiptarët humbës me Thaqin …”, “Esat Pashë Toptani në krye të Kosovës” “Rrugëtimi i Gjergj Dedajt nga robi i luftës …”, “Edita Tahiri: Qeveria e Kosovës ka dështua në dialogun me Serbinë”, “politikanët kosovarë, Sheikët e Ballkanit”, “Thaqi: Në shtator fillojnë bisedimet për bashkimin e Preshevës me Kosovën”, “Pacolli: Thaçi një negociator i (u)rryer” (fjala “u”)Shën. imi).

Po pse gjithë kjo zhurmë e lojë fjalësh me Kosovën e me Preshevën, Bujanovcin e …?

Vërtetë a ka ndonjë fjalë në gjithë këtë grumbull fjalësh që është për ti besuar. Sa ngyra e zezë e letra e bardhë shpenzohet.

Për hajr koft, “Mitrovica po bashkohet” më tha para më shumë se 10 vjet një mitrovicali. Nuk besova. Tash po na thot Hashimi: Do ta bashkojmë edhe Preshevën e … me Kosovën. Kadriu, ortaku i Hashimit, nuk ndalet, deri në Nish don me shkua.

Edhe nga kjo del diçka.
Një tjetër njohës, sepse tash njohës e politikanë kemi edhe me shit, shkruante: “Hashimi nuk ndalet derisa të na bashkoj me Serbinë”. Kjo është më afër mendjes.

Një është e sigurtë, “bisedime e dialog teknik” e jo “politik” do të kemi me Serbinë. Këto fjalë i kishin përseritur me dhetëra herë (S`)Edita (Pa)Tahiri, kryenogociatore dhe Hashimi.

Nuk e ka pasur keq Adem Demaçi, me “Ballkaniaden” me pasur një shtet me serbët e sllavët. Hashimi, ka me e ndjekur rrugën e Ademit sepse edhe Ademi ia ka bâ një “argat” Hashimit kur thonte “Nuk kemi ma`t mirë se Hashimin”!