Lamtumirë hero”, homazhe në Tiranë për Benjaminin e Tetovës

21.07.2017 09:24:21

Një grup qytetarësh aktivistë të shoqërisë civile në Tiranë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të nderuar 24-vjeçarin nga Tetova e Maqedonisë Benjamin Ferati, i cili humbi jetën për të shpëtuar dy pushuese në

Qytetarët e pranishëm kanë ndezur qirinj pranë fotos së tij, duke e konsideruar Feratin një hero, për shkak të mënyrës tragjike se si ai humbi jetën.

Ngjarja e rëndë hapi edhe njëherë debatin e mungesës së rojeve bregdetare, që cilësohet si shkak i humbjes së tri jetëve.

Megjithatë, pak ditë më parë kryebashkiaku i Vlorës tha për Ora News se Portonovo nuk ishte plazh i miratuar nga Ministria e Turizmit.