Larg Chamipons por pranë titullit, Barça nuk e fal Valencian

14.04.2018 18:56:52

Barcelona hedh pas krahëve dështimin në Champions dhe merr një fitore të rëndësishme në La Liga, që e afron akoma më shumë me titullin kampion.

Për ta çuar përkohësisht në +14 pikë avantazhin ndaj Atleticos ndjekëse skuadra e Valverdes mposhti 2-1 Valencian në Camp Nou në një ndeshje ku Barça nuk shfaqi formën e saj më të mirë dhe u fal në një farë mënyre nga Los Che të cilët shpërdoruan një mori rastesh përpara portës së Ter Stegen.

Golat për Barcelonën u realizuan nga Suarez dhe Umtiti ndërsa për Valencian ngushtoi në minutën e 86-të shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, Dani Parejo.