Larg zgjidhjes së telasheve me energji elektrike (Video)

06.08.2016 22:17:36

17 vjet pas luftës, Kosova vazhdon të përballet me mungesë të energjisë elektrike. Aktualisht është nisma për ndërtimin e termocentralit.

Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane thotë se duke ditur që furnizimi me energji elektrike në vend varet më shumë nga importi, ndërtimi i termocentralit të ri nuk do të qoj në  rritje të çmimit për energji pasi që qytetaret do të paguajnë për energjinë e prodhuar brenda shtetit të tyre.

Për njohësit e   rrethanave ekonomike ky projekt mundë ta ketë fatin e njëjtë me atë të Brezovicës pasiqë sipas tyre kontraktuesi do të hasë në vështirësi në gjetjen e fondeve për financimin e këtij projekti.