Marketingut mediatik të kësaj vere duket se i është shtuar një jackpot i fituar nga Tv Klan. Burime të besueshme bëjnë të ditur për “Të Kripura” se folësi i vjetër i këtij televizioni, gazetari I njohur Reis Çiço do të largohet nga ekrani i Tv Klan për t’i lënë vendin një zëvendësuesi krejt të pamundur në çdo imagjinatë.
Ish-presidenti Sali Berisha do të jetë folësi i ri i TV Klan, me një pagesë që është sa rroga që merrte si deputet. Kërkesa e bërë nga pronari i televizionit, Aleksandër Frangaj, ka qenë që Berisha të drejtonte një format si “Porte Aperte” që dikur drejtohej në Mediaset nga Paolo Liguori, pra një format me analizë mbi temën e ditës. Ish-presidenti ka rënë dakord me kushtin që tematika të jetë e zgjedhur prej tij dhe e pakushtëzuar nga televizioni.
Sal’s Corner, apo Qoshja e Salës, ky pritet të jetë emri i emisionit në fjalë që nuk ka dyshim se përbën një risi në çdo aspekt. Por nuk përjashtohet edhe Kulla e Salës.
Gazetari i njohur Çiço në fakt ka dhënë dorëheqjen mbi një arsyetim personal etik. Sipas tij, përvoja e punës dhe respekti për një ish-president nuk e bëjnë të mundur që një ditë me z. Berisha “të jemi kolegë”.
“Për mua është në aspektin etik e papranueshme”, thuhet në tekstin e dorëheqjes së Çiços.
Është padyshim një zhvillim i ri që z. Frangaj e ka miratuar vetëm për të dhënë goditje në tregun mediatik dhe mbajtur audiencë në kushtet e shkëputjes nga platforma e Digit-Alb. Dhe duhet thënë se është gjetje shumë e zgjuar qoftë edhe sepse relativizon pa e deklaruar rëndësinë e Blendi Fevizut dhe emisionit “Opinion” që në një farë mënyre mban peng profiling publik të këtij televizioni duke iu mbivendosur identitetit të tij.
Marrë nga Respublica.al