Lartësimi i jugosllavizimit

04.08.2016 10:57:50

Nga Ajet Avdyli

154146_116711151728892_8024466_nTani po dihet, opozita së bashku me një pjesë të pzitës na dalin të bashkura në këtë rrëmujë dhe këtë zhurmë që nuk qon askund, vetëm e izolon Kosovën edhe më tutje. Ambasadori Delawie, e tha shumë troq e shkrut, ju nga opozita me kërkesa të sajuara, por pati edhe kritika për një pjesë të pozitës, kryesisht për ata të cilët; mendojn se demarkacioni, do të jetë shpëtim për ta, e mburoj nga Gjykata Speciale. Kjo opizit e çoroditur dhe e shkumcuar, e dalë nga mandati i popullit, e pajtuar me rrugën, e me projektin per shkatrrimin e Kosovës, edhe ate duke e shfrytëzuar projektin më famkeq Ruso-Sërb, sikur ka harruar se Amerika akoma është e fort sa të ketë aftësi e mundësi të perballet me këtë opozit të zhurmëshme. Kjo opozit tani po dihet, të gjitha argumentet i ka të sajuara, duke shfrytëzue hartat e Jugosllavisës dhe Armatës Jugosllave, ekspertet e gjeografët të ish Juvosllavisë, dhe tani të Sërbisë, i ka ngritë në pediestalin më të lartë. Mënyra se si debatojn në Kuvend, dhe si i paraqesin këto harta, sikur të bëjnë pershtypje se në Kuvendin e Kosovës e kemi Vukashin Jokanoviqin duke debatu dhe duke lavdruar ekspert të Sëbsisë, me çka u bënë prrallë edhe para faktorit ndekombëtar. Ju mjeran e faqezijë, ju korba të zijë, kotë krrokatni, se populli i Kosvovës, është e do te jetë me Amerikën, e cila i dha lirinë Kosovës, me Amerikën e cila po punon në vazhdimsi për Kosovën, me Amerikën që Dr. Ibrahim Rugova, gjithmonë thoshte, Në miqësi të perhershme me SHBA.