Lauri Love , superhackeri që është në rrezik për 99 vite burg

17.09.2016 09:31:27

Një britanik i dyshuar si superhacker pritet të ekstradohet drejt Shteteve të Bashkuara për t’u përballur me një gjykim pas të cilit ai mund të dënohet me 99 vjet burg, pas vendimit të marrë sot nga një gjykatë britanike.

Britaniku Lauri Love, i dyshuar si superhacker pritet të ekstradohet drejt Shteteve të Bashkuara për t’u përballur me një gjykim, pas të cilit ai mund të dënohet me 99 vjet burg.

Vendimi është marrë një ditë më parë nga një gjykatë britanike, për 31-vjeçarin, i cili dyshohet se ka hacker-uar një sasi të madhe të dhënash të agjencive amerikane përfshi Federal Reserve, Nasa dhe FBI gjatë viteve 2012-2013.

Gjykatësja britanike Nina Tempia ra dakord me autoritetet amerikane dhe vendosi se Love duhet të përballet me një gjykim për vjedhje kibernetike në Amerikë.

Sipas BBC-së, 31-vjeçari, i cili do t’i drejtohet për rekurs Gjykatës së Lartë, u shpreh pas vendimit: “Në rast se keni ardhur për drejtësinë e humbët shansin”.

Babai i tij Reverendi Alexander Love shtoi: ‘Nuk është e drejtë që një djalosh me probleme të shëndetit mendor të çohet larg kujdesit të familjes së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është gabim. Besimi ynë nuk është te sistemi ligjor por te Zoti”.

Rasti i tij është “thuajse i njëjtë” me atë të kolegut të tij hacker Gary McKinnon, ekstradimi i të cilit u bllokua nga sekretarja e Brendshme e atëhershme Theresa May më 2012-n.