LDK akoma nuk cakton kandidatin për kryeministër

24.08.2019 14:14:13

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK-së.

Megjithëse sot pritej të zgjidhej kandidati për kryeministër nga LDK-ja, një gjë e tillë nuk është bërë gjatë ditës së sotme.

Raportohet se të hënën pritet që bëhen publike nominimet për kandidat për kryeministër të partisë.

Ndërkohë, Arban Abrashi është zgjedhur sekretar organizativ i partisë.

Mësohet se arsye e mos nominimit të një kandidati për kryeministër është mungesa e Lutfi Hazirit e Agim Veliut në këtë mbledhje.