LDK, Dega në Mitrovicë: Homazhe tek varri i Prof. Latif Berisha në fshatin Smrekonicë.

23.03.2018 20:19:55

 

LDK, Dega në Mitrovicë, me rastin e 19 vjetorit të vrasjes së Prof. Latif Berisha dhe Agim Hajrizit do të bëjë homazhe tek varri i Prof. Latif Berisha në fshatin Smrekonicë.

Homazhet bëhen me datën 24 mars nga ora 12:00 në varrezat e fshatit Smrekonicë.

Lavdi jetës dhe veprës së figurave të ndritshme që dhanë shumë për Mitrovicën dhe shtetin e Kosovës.