LDK dhe AKR me marrëveshje për mbështetje në Ferizaj

12.11.2017 13:48:19

Dega e LDK-së në Ferizaj ka njoftuar se sot zyrtarisht do ta nënshkruajnë marrëveshje me degën e AKR-së, për përkrahjen e Muharrem Svarqa në balotazhin e 19 nëntorit.

Sipas njoftimit të LDK-së, marrëveshja do të nënshkruhet në zyret e LDK-së në Ferizaj, në ora 13:00.