LDK dhe PDK sërish përplasen me VV-në në Prishtinë (VIDEO)

31.03.2017 22:38:49

Për tre muaj nuk u takuan, por sërish asamblistët e Prishtinës patën më shumë polemika të zhurmshme se diskutime me zë të ulët.

Skena debatesht të nxehta u përsëritën të premten në Asamblenë Komunale të Prishtinës, gjersa po shqyrtohej raporti vjetor i buxhetit për vitin 2016.

Aty, qeverisja komunale u akuzua për harxhime enorme të karburantit të veturave.

Kësaj akuze iu përgjigj menjëherë drejtori i administratës Muhedin Nushi, i cili tha se shpenzimet e veturave komunale kanë qenë 9.6l në 100km.

Por sqarimit nuk i besoi fort asamblisti i LDK-së Flamur Shala.

Shala për të ilustruar më mirë akuzat përdori edhe shprehje popullore.

Akuzat që bëri edhe bëri opozita, duke përfshirë edhe PDK-në, ishin të shumta edhe për keqmenaxhim të buxhetit. Madje përmendën edhe raste ku figurojnë shpenzimet, por jo punët.

E kryetari Ahmeti tha se për cdo pyetje asamblistët do të marrin përgjigje me shkrim. Nërsa, ngritje tensionesh pati edhe në mes të kryesuesit të kuvendit Halim Halimi dhe shefit të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Qendron Kastratit.

E ky i fundit, kur erdhi koha për caktimin e një anëtari në komisionin komunal të aksionarëve në kompanitë, Hortikultura, Pastrimi e Trafiku Urban, bëri propozim për bisedë mes shefave.

Por, kjo nuk ndodhi, e pas largimit nga salla të koalicionit qeverisës, në mungesë kuorumi, u ndërpre seanca.