LDK dhe VV në Prizren kanë filluar negociatat për balotazh

30.10.2017 17:31:15

Negociatat e paralajmëruara ndërmjet LDK-së dhe VV-së në Prizren, tashmë kanë filluar.

Mytaher Haskuka, kandidati i VV-së për kryetar komune që ka dalë i dyti në rundin e parë, është parë duke hyrë në lokalet e LDK-së në Prizren.

Pas këtij takimi, do të merret vesh a ka marrëveshje, apo negociatat do të vazhdojnë.

Po ashtu, mbetet të shihet se LDK në Prizren a do të ndajë pushtetin me VV-në nëse z. Haskuka do të zgjedhet kryetar, apo do t’i ofrojë mbështetje, por nuk do të bëhet pjesë e pushtetit.