LDK: Do ta kujtojmë me pietet 2 Korrikun 1990!

02.07.2018 14:13:49

Zyra për Informim e LDK-së ka lëshuar një Deklaratë të kësaj partie me rastin e 28 vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, me të cilën shpreh vlerësimin e saj për këtë akt të rëndësishëm juridik dhe politik të Kosovës në rrugën e saj të pavarësisë.

Më poshtë mund të lexoni të plotë Deklaratën e Zyrës për Informim të LDK-së:

Sot, bëhen 28 vjet kur filloi formësimi i shtetësisë së Kosovës, me ç’rast deputetët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të pavarësisë së Kosovës, e njohur si Deklarata e 2 Korrikut.

Nën organzimin e lëvizjes politike mbarëpopullore – Lidhja Demokratike e Kosovës, nën udhëheqjen e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, filloi të realizohej vizioni i qytetarëve të Kosovës, për shtet të lirë, të pavarur dhe demokratik.

Të dashur qytetarë të Kosovës, me pietet do ta kujtojmë 2 korrikun, datën historike dhe do të u jemi gjithmonë mirënjohës deputetëve që ndërmorrën hapa të tillë dhe shënuan ngjarjen më të rëndësishme për shtetin tonë, pikënisjen për pavarësimin e Kosovës.

LDK – Zyra për Informim

Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës