LDK e Prizrenit: Prokuroria të hetoj të gjeturat e raportit të auditorit për qeverisjen në këtë komunë

03.09.2020 10:41:33

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Prizren ka thënë se qeverisja lokale në këtë komunë po degradon në përmasa shqetësuese që nga mungesa e transparencës, punësimet ekstreme partiake deri te keqpërdorimi i mjeteve të taksapaguesve përmes papërgjegjësisë së zyrtarëve Komunal dhe keq menaxhimit të parasë së taksapaguesve me tenderë të dyshimtë që duhet të hetohen nga prokuroria për tu vënë para drejtësisë keqpërdoruesit.

“Raporti i auditorit, nxjerr në sipërfaqe shumë rekomandime për qeverinë lokale, brenda të cilave janë shumë parregullsi që në fakt janë keq menaxhim (edhe i qëllimshëm për përfitime personale) i parasë së taksapaguesve, të cilat nëse flasim me gjuhën e raportit të auditori për 23 herë e kanë përkeqësuar qeverisjen në vitin 2019, dhe kur këtij përkeqësimi ia shtojmë rekomandimet e pa përmbushura situata duket e pashpresë.

Sipas auditorit “dobësi janë identifikuar në menaxhimin e të hyrave, menaxhimin e personelit, të shpenzimeve, menaxhimin e pasurive, rritje të vazhdueshme të llogarive të arkëtueshmeve dhe detyrimeve. Edhe niveli i lartë i pagesave të thesarit përmes vendimeve gjyqësore/përmbarimore ka ndikuar në rritjen e shpenzimeve shtesë për këto pagesa”, thuhet në njoftimin për media.

Sipas LDK-së, në këtë raport ndër të tjera gjithashtu thuhet se “Komuna gjatë vitit 2019 kishte kryer pagesa dhe regjistruar shpenzime në vlerë prej 881,753€ nga kategoritë ekonomike joadekuate. Nga kjo vlerë, 444,740€ ishin si rezultat i planifikimit buxhetor jo adekuat, ndërsa 437,013€ ishin pagesa të kryera nga thesari në bazë të vendimeve gjyqësore”.

“Komuna sipas auditorit ka paguar shuma të mëdha për shërbimet të cilat nuk janë pranuar/përfunduar.

“Komuna për këta tre muaj ka paguar 138,477€ (46,159€ në muaj), për shërbimet të cilat nuk janë pranuar/përfunduar” shkruan auditori kur flet për kontratën përmes të cilës kanë qenë “të shërbyera vetëm 12,343 amvisëri, ndërsa faturimi dhe pagesa për këta muaj është bërë e plotë për 24,685 amvisëri…

Një e gjetur tjetër e auditorit e cila shumë lehtë mund të argumentohet si “shpërblim” për Kompanitë që janë të afërta me partinë që qeverisë me Prizrenin është edhe kjo e gjetur e auditorit “Mungesa e përfshirjes së kritereve minimale në shpalljen publike rezulton me diskriminimin e të interesuarve dhe kufizim të konkurrencës. Përzgjedhja e përfitueseve, pa i plotësuar kriteret e vendosura në shpalljen publike ka reflektuar trajtim jo të barabartë të aplikuesve dhe komuna rrezikon financimin e përfituesve të papërgjegjshëm, përmes fondeve publike”.

Qeveria lokale i ka “shpërblyer” Kompanitë e afërta, edhe kur nuk i kanë përmbushur kriteret e kërkuara në mesin e të cilave si e gjetur është numëruar shpallja fitues e Kompanive që nuk I kanë kryer obligimet ndaj ATK-së”, thekson LDK.

LDK tutje shton se rekomandimet e auditorit janë 23, të reja, që e pasqyrojnë keqqeverisjen e cila duhet te hetohet nga Organet e drejtësisë.

“Dega e LDK-së në Prizren kërkon nga Prokuroria që t’i hetojë të gjeturat e auditorit, të cilat shpërfaqin hapur jo veç paditurinë në udhëheqje të zyrtarëve komunal por edhe veprimet e qëllimshme korruptive në keqpërdorimin e buxhetit komunal..

Prokuroria duhet të veprojë urgjentisht që ta ndal degradimin e qytetit të Prizrenit në të gjitha fushat”, thuhet në fund të njoftimit.