LDK: Edhe pas numërimit të votave të diasporës, do t’i kemi 30 deputetë

24.06.2017 19:52:10

Lidhja Demokratike e Kosovës me anë të një komunikate ka reaguar ndaj disa zërave se pas numërimit të votave me kusht VV-ja ia ka marrë edhe një deputet LDK-së.

Në një komunikatë ky subjekt ka bërë të ditur se numri i deputetëve të koalicionit LAA është i njëjti, pra 30.

“Lidhja Demokratike e Kosovës informon opinionin publik se rezultatet e fundit nga vëzhguesit tanë në qendrën e numërimit të votave konfirmojnë se Koalicioni LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi do t’i ketë 30 deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Edhe pas numërimit të votave të diasporës ky rezultat nuk ka ndryshuar”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Të hënën pritet edhe numërimi i votave me kusht.