LDK homazhe te varri i Rugovës: Presidenti ka qenë dhe mbetet simbol i liderit historik

21.01.2018 11:39:41

Në 12 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, Kryesia e LDK-së, ka bërë homazhe të varri i ish Presidentit, Ibrahim Rugova, në Velani.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se Presidenti Rugova ka qenë dhe mbetet simbol i një lideri historik i cili u njoh edhe ndërkombëtarisht.

Pas homazheve te varri, Kryesia e LDK-së, ka vizituar Familjen Rugova.

Në përvjetorin e parë të vdekjes së Ibrahim Rugovës, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e dekoroi Rugovën me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës.

Ibrahim Rugova vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.