LDK ia kthen Ahmetit: Kryetar i kungjave dhe sulmues me vezë

05.08.2016 20:03:02

Lidhja Demokratike e Kosovës i është përgjigjur ironisë së kryetarit të komunës së Prishtinës Shpend Ahmetit, i cili kishte thënë që e pret LDN-në që ta akuzojë atë për hedhjen e zollës mbrëmë te Kuvendi i Kosovës.

LDK ka thënë se Shpend Ahmeti është hedhës i vezëve dhe se ai ndonëse nuk mund të jetë i përfshirë në sulmin ndaj Kuvendit, ai ka bërë dëme të tjera në kryeqytet.

“Kryetari i kungjave”, siç e quan LDK-ja Ahmetin, është në nivelin e sulmuesve verbal në Facebook dhe sulmues i vezëve.

Lexoni reagimin e plotë të LDK-së kundrejt Shpend Ahmetit:

LDK: Në “kazermën” e VV-së, Shpendi është hedhës i vezëve

LDK-ja i është kundërpërgjigjur ironisë së kryetarit të Prishtinës, i cili gjatë ditës ka thënë se pret që LDK ta akuzoj atë për sulmin me zollë në Kuvend.

Ndërkaq, LDK në një status në Facebook, duke iu referuar autoritetit dhe ndikimit të tij brenda “kazermës” së VV-së, ka thënë se Shpend Ahmeti është ende sulmues verbal në Facebook dhe hedhës i vezëve.

“Edhe pse mund të mos jetë i përfshirë në sulmin e mbrëmshëm qyqar, Shpend Ahmeti ka bërë dëme të tjera të pallogaritshme në kryeqytet. Fundi i fundit, edhe për nga ndikimi dhe autoriteti brenda “kazermës” së VV-së, kryetari i kungjave, është në nivelin e sulmuesve verbalë ne Facebook dhe sulmuesve me vezë!”, thuhet në Statusin e LDK-së.