LDK-ja me nismë për ta çuar Haradinajn në kushtetuese

08.02.2018 13:34:21
idhja Demokratike e Kosovës, ka filluar të mbledh nënshkrimet e deputetëve për të çuar në Gjykatën Kushtetuese, vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj, për faljen e borxheve për ambalazhuesit e ujit.

Siç mëson Klan Kosova nënshkrimet e nevojshme ende nuk është arritur të mblidhen.

Gjithashtu mësohet se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, që janë të pranishëm në seancën e sotme, e kanë dhënë nënshkrimin e tyre për këtë nismë.

Haradinaj kishte vendosur që ambalazhuesit e ujit në Kosovë të falen nga borxhet e tyre që u raportua të jenë mbi 50 milionë euro.