LDK-ja partia me më së shumti komuna të fituara

18.12.2017 19:35:53

Lidhja Demokratike e Kosovës edhe zyrtarisht ka triumfuar në qytetin e Istogut, me 14 vota para Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Haki Rugova pas numërimit të votave me kusht dhe me postë, ka arritur të mbetet ende kryetar i Istogut.

Pas kësaj fitoreje, Lidhja Demokratike e Kosovës është partia me numrin më të madh të komunave të fituara në zgjedhjet lokale, gjithsej tetë

Partia e Isa Mustafës ka fituar në Vushtrri, Pejë, Gjilan, Viti e Fushë Kosovë.

Kjo parti ka mbajtur pushtetin edhe në Lipjan, Podujevë, dhe së fundi në Istog.

Pas LDK-së, vjen AAK-ja me shtatë komuna të fituara, kurse PDK-ja i ka pesë.

Vetëvendosja ndryshe ka triumfuar në Prizren, Prishtinë dhe Kamenicë.

Gjatë natës së mbrëmshme fitoren në Istog e shpalli Gani Dreshaj i AAK-së.

Por e gjithë kjo doli të jetë një gabim teknik i KQZ-së dhe pas numërimit të votave me kusht dhe me postë, Rugova doli 14 vota përpara Dreshajt.