Lidhja Demokratike e Kosovës dëshiron të njoftojë opinionin publik se pavarësisht faktit që Kolegji i Gjykatës Supreme ka refuzuar kërkesën e LDK-së për të anuluar vetëm procesin e votimit përmes postës, ku janë evidentuar parregullsitë dhe manipulimet gjatë procesit zgjedhor në Istog, e pranon vendimin e kësaj Gjykate për të shkuar në rivotim.
Lidhja Demokratike e Kosovës është e bindur se Istogu do të mbetet komunë e udhëhequr nga kryetari Haki Rugova, sepse ashtu kanë vendosur qytetarët me votën e tyre gjatë procesit zgjedhor brenda kësaj komune i cili ka qenë plotësisht i rregullt, por është tentuar të deformohet nëpërmjet votave të kriminalizuara nga AAK-ja.
Lidhja Demokratike i fton të gjitha palët e përfshira në këtë proces që të jenë të kujdesshëm në mënyrë që vullneti i qytetarëve të Istogut të respektohet në plotni.
LDK – Zyra për Informim